Kryeministri Edi Rama gjatë punimeve të Kongresit të PS-së ka vënë theksin tek siguria e qytetarëve, teksa është shprehur se ky mandat është vendimtar në këtë aspekt.
Kreu i qeverisë iu drejtua ministrave dhe deputetëve socialistë duke thënë se
“është koha që t’i vendosin gishtin kokës dhe të harrojnë faktin që PS ka fituar 3 mandate, s’ka të tjerë përveç nesh që mund ta mbajnë këtë detyrim”.
“Ky mandat është vendimtar për një ndryshim që është pjesa e rëndësishme e munguar e së tërës, jetësimi i autonomisë spitalore, kush i domosdoshëm për të zhbërë korrupsionin ende problematik i bluzave të bardha. Si edhe një sistem shërbimi autonom, do themi me krenari që kemi bërë një detyrë historike dhe kemi shkruar histori për të cilën do jemi krenar gjithë jetën. Lufta do të mbarojë ndërkohë që kjo garanci duhet të qëndrojë aty. Jemi përpjekur ta vendosim por është e çalë. Duhet të dalim të fortë nga kjo krizë në të gjitha dimensionet. Garanci për siguri do të thotë jo vetëm fuqizimi i kapaciteteve të mbrojtjes, por edhe fuqizim i ndjenjës së sigurisë individuale. Siguria dhe përkujdesja duhet të jetë kryefjala dhe kallëzuesi, fryma dhe marrëdhënia jonë me njerëzit e këtij vendi që sot më shumë se kurrë duhet t’i bashkojë, ti trajtojmë bashkë dhe t’i bëjmë bashkë, si pjesë e të njëjtës bashkësi shqiptare dhe jo t’i ndajmë majtas djathtas si banorë kampesh politike.
Duhet ti vëmë kokën të gjithë ne, është detyrimi ynë, s’ka të tjerë përveç nesh që mund ta mbajë këtë detyrim, që të ushqejë me fjalët, me veprimet, me vendimet tona ndjenjën e sigurisë tek njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. armë e ushtrisë dhe diplomacisë nuk i bëjnë dot qytetarët e Shqipërisë nga rritja e çmimeve, brutaliteti i zyrtarëve, nga zvarritjet e shërbimeve dhe lufta mbivendoset si pika që përmbys komplet kupës. Kemi shumë të tjera për të bërë që një pasiguri e tillë të zbutet. Gjëja e parë që duhet të harrojmë që kemi fituar 1, 2, 3 mandate, nuk i duhen dreqi nëse nuk jemi në lartësinë e kësaj kohe të jashtëzakonshme, nëse qytetarët s’gjejnë ushqime, qoftë edhe një fjalë të mirë. Shërbimet e dokumenteve do kalojnë të gjitha online, duke shkëputur përfundimisht zyrtarin dhe zyrtarucin nga qytetari, duke shmangur radhët. Çdo vonesë zbulohet dhe qytetari s’ka nevojë të dali nga shtëpia”
, tha Rama.