Rama tallet me ish-ministrin e PD: Imagjinoni takimin e Nard Ndokës në zyrën me Covid

0
Rama tallet me ish-ministrin e PD: Imagjinoni takimin e Nard Ndokës në zyrën me Covid
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar momentin kur ministër i Shëndetësisë ka qenë Nard Ndoka.

Rama tha gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS se shëndetësia gjatë kohës që qeverisej nga Partia Demokratike ka qenë

“sektori që u jepej nga partia e madhe kaçakëve të koalicionit sepse askush nuk donte t’ia dinte për të, ishte një kockë për tua hedhur bandave politike”.

Ndërsa tallej me ish-ministrin e koalicionit, ai u shpreh: “

Merreni me mend vetë takimin në zyrën e ministrit mes COVID dhe Nard Ndokën”.

RonaTyra

“Ai 5% do të duhet të marrë pjesë me para në këtë përpjekje të përbashkët, sepse kjo është situatë e jashtëzakonshme ku përpjekja e jashtëzakonshme nuk i kërkohet atyre që kanë më pak, por atyre që kanë më shumë. Them se ndryshimi që kemi sjellë në përkujdesjen sociale është më i thellë se dallimi i ditës më me dritë me natën më të errët.

Apo shkonin me çarçaf e batanije në krahë për të shtruar njerëzit në spital. Parafytyroni që shëndetësia për vite ishte sektori që u jepej nga partia e madhe kaçakëve të koalicionit sepse askush nuk donte t’ia dinte për shëndetësinë ishte një kockë për tua hedhur bandave politike, dhe simboli i këtij ndryshimi për të mos thënë fjalë të gjata ka dy fjalë: Nard Ndoka ministër i shëndetësisë. Merreni me mend vetë takimin në zyrën e ministrit mes COVID dhe Nard Ndokën!”

– tha Rama, ndërsa salla shpërtheu në të qeshura

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu