Pas shfaqjes së rasteve me Covid-19 në 3 bashkitë e Qarkut Dibër, Mat, Bulqizë e Dibër edhe Klosi është futur në hartën e infektimeve nga koronavirusi. Këtë të Martë është shfaqur rasti i parë në këtë bashki.
Burime pranë NJVKSH Mat thanë se rasti është në zonat rurale por pa e përcaktuar se ku.
Me zbulimin e këtij rasti ka nisur hetimi epidemiologjik duke gjurmuar kontaktet e të të infektuarit të parë në Bashkinë e Klosit.
Njëkohësisht vijon hetimi epidemiologjik të 2 rasteve zyrtare të zbuluara një ditë më parë në qytetin e Burrelit.