Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është ndër presidentët e rrallë në botë që i përdor huliganët e futbollit si mbrojtje e afërt personale.
Serbia në ditët e fundit po përballet me protesta anti-COVID-19.
Qytetarët po vlerësojnë se masat anti-COVID për izolim janë të ashpra.
Mediat në Serbi kanë publikuar fotografi ku shihen huliganët afër presidencës në ruajtje të presidentit.
Çështjen në fjalë e ka trajtuar edhe publicisti Viktor Markoviç.
“Presidenti serb është ndër presidentit e rrallë në botë që i përdorë huliganët e futbollit si mbrojtje e afërt personale. Pamjet janë afër godinës së presidencës dhe huliganët janë fotografuar gjatë protestave anti-COVID-19, për shkak të masave parandaluese”, ka shkruar në rrjetin social “Twitter”, Viktor Markoviq.