Hiqet ‘censura’ mbi statujën e Zidane-Metarazzi, kthehet atraksion i Botërorit të Katarit

0
Hiqet ‘censura’ mbi statujën e Zidane-Metarazzi, kthehet atraksion i Botërorit të Katarit
Gjigandi

Një pjesë e Italisë do të jetë e “përfaqësuar” vjeshtën e ardhshme në Katar, në funksion të Kampionatit Botëror. Pavarësisht se kombëtarja axurre është eliminuar turpshëm nga Maqedonia e Veriut në “play off”, pak nuanca blu do të jenë të pranishme në Doha.

Fjala është për një nga statujat më ikonike në historinë e futbollit, që tashmë ka hyrë në imagjinatën kolektive, kur bëhet fjalë për finalet e Botërorit; goditja me kokë e Zinedine Zidane ndaj Marco Materazzi në Berlin, më 2006.

Pra, ka përfunduar “karantina” për statujën, e cila përfaqëson momentin perfekt në të cilin ’10’ francez godet me kokë në gjoks mbrojtësin blu. Një përplasje që bëri histori dhe ngjalli pa fund diskutime. Një “izolim” i kësaj statuje që zgjati shumë, gati dhjetë vite.

Ishte viti 2013 kur u hoq nga bregu i Dohas, u largua nga vështrimi i njerëzve. Fshehja e asaj strukture prej bronzi, pesë metra e lartë, gjithashtu shkaktoi kritika dhe polemika të egra, të lidhura m ‘censurën’. Një skulpturë e lindur nga ideja e një artisti të ri me origjinë algjeriane dhe që bëri paraqitjen e parë të rëndësishme në vitin 2012, në Paris, në muzeun e artit modern dhe bashkëkohor, “Center Pompidou”.

RonaTyra

Legjenda thotë se vetë Zinedine Zidane kishte dashur që “ky haraç” të zhdukej nga finalja e Botërorit 2006. Që “Zizou” nuk e ka pëlqyer kurrë skulpturën e lindur nga duart e artistit Abdel Abdessemed, nuk ka qenë asnjëherë mister, por nuk dihet arsyeja e vërtetë e “censurës” që ra mbi statujën në vitin 2013.

Autori kishte deklaruar se vullneti i ish-yllit francez kishte qenë vendimtar dhe se qeveria e Katarit, me të cilën Zidane ka qenë gjithmonë në marrëdhënie të shkëlqyera, kishte rënë dakord me kërkesën. Gjithashtu, kjo ishte bërë me ndërmjetësimin e ish-presidentit të UEFA-s, Michel Platini, një tjetër ikonë e futbollit të viteve 1990, në marrëdhënie të shkëlqyera me Katarin.

Kështu, zhvendosja e statujës do të bëhet nga bregu i Dohas (ku ishte dikur) në një dhomë të rezervuar në muze. Sot, përkundrazi, Materazzi dhe Zidane do të mund të admirohen sërish në atë moment aktual që përjetësoi një edicion të tërë të Botërorit.

“Coupue de tete”, sikurse titullohet vepra e artit, nuk do të mbetet më në Muzeun e Artit Modern Arab (Mathaf) në Doha, siç ishte projektuar nga autoritetet kulturore të Katarit. Gjatë Botërorit të ardhshëm, vepra prej 5 metrash lartësi dhe prej bronzi do të shfaqet sërish në një muze sporti, i njëjti që do të presë Kupën e Botës. Dhe mund të shihet nga kushdo që dëshiron ta bëjë këtë, pa prekur ndjeshmërinë e askujt. Me përjashtim të Zidane, me siguri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu