E rëndë/ Tjetër aksident me vdekje në Lushnje, humb jetën një grua

0
Gjigandi

Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur në Lushnjë, ku një 50-vjeçare ka humbur jetën.

Burime për median bëjnë me dije se e moshuara teksa drejtonte motoçikletë ka humbur kontrollin duke rënë në kanal, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Mësohet se viktima është transportuar drejt morgut të spitalit të Lushnjës, teksa ngjarja ka ndodhur në rrugën rurale ‘Krutje bubullime’.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Kujtojmë se ky është aksidenti i dytë me pasojë vdekjen në Lushnjë, ku disa orë më parë humbi jetën një 60-vjeçar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu