U arrestua duke shitur kokainë, nëna e 17-vjeçarit: E kanë përdor si leckë

0
Gjigandi

Nëna e 17-vjeçarit Alban Vela, i cili u arrestua nga Policia e Durrësit për shpërndarjen e kokainës bashkë me të rinjtë e famshëm të TikTok.

Ajo u shpreh se i kishte thënë disa herë djalit të saj që të mos merrej me shpërndarjen e drogës, por pjesa tjetër e grupit ia kishte mbushur mendjen. Ajo thotë se 17-vjeçari kishte rolin e shpërndarësit, ndërsa droga sigurohej nga ‘kokat’ e mëdha.

Unë i thoja të mos merrej, por ia mbushnin mendjen ata të mëdhenjtë, e merrnin ato kokat e mëdha. E kanë përdor si leckë. Nuk e di çfarë bënte çuni, shpërndante.

Burrin e kam pa këmbë, vet në punë, djalin tjetër e kam të vogël, gocën të martuar, çunin tjetër e kam në Spanjë. Veç po u mor çuni në Spanjë me këtë. Atë ditë më morën në telefon dhe më thanë hajde se e kanë kap çunin. Unë i thashë që e kam lënë në shtëpi, jo më thanë hajde se e kanë kapur. Kisha disa herë që e mbyllja të mos dilte më, sepse përfundonte duke u përdorur nga këta“, tha nëna e 17-vjeçarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu