Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama që fajësoi opozitën për protesta dhe se kërkojnë rrëmijë.
Kryemadhi analizon të shkruarin e Ramës dhe Bashës dhe thotë se janë e njëjta dorë.
Ajo thekson se protestat që po zhvillohen janë dukshëm qytetare, jo partiake dhe përgjegjësinë për mbushjen e shesheve kryeministri mund ta gjejë duke parë veten në pasqyrë.
“Ai momenti kur qeverisë dhe kunat-opozitës ia shkruan statuset e njëjta dorë. E dukshme rënia e kreativitetit prej këshilltarëve të huaj, që siç këshillojnë Vucic, këshillojnë edhe çiftin Rama-Basha si të manipulojnë deri në mpirje opinionin publik shqiptar.
Protestat që po zhvillohen janë dukshëm qytetare, jo partiake dhe përgjegjësinë për mbushjen e shesheve kryeministri mund ta gjejë duke parë veten në pasqyrë”
, deklaroi Kryemadhi.