Gazetari Artan Hoxha reagoi pas vrasjes së 35-vjeçarit Besmir Hida në një lokal në qytetin e Lushnjes.
Hoxha ka treguar se me Hidën ka pasur disa takime në dy vitet e fundit, për shkak se 35-vjeçari kërkonte që të gjendeshin dhe të arrestoheshin vrasësit e nipit të tij Zamir Latifi, ngjarje e ndodhur në Tetorin e 2017-tës, e njohur ndryshe dhe si masakra e Lushnjes.
Hoxha shprehet se vrasjen e tij e ka kryer e njëjta dorë, që mban peng prej vitesh qytetin e Lushnjes, me “njerëz të qetë dhe punëtor”.
“E njejta dore, te njejtet vrases, e njejta skene krimi, te njejtat batare kallashnikovesh mban nen terror per 3 vite ne radhe qytetin e qete me njerez punetore te Lushnjes….
Besmir Hida, 40 vjec baba i dy femijeve, eshte viktima e radhes. E kam takuar disa here gjate ketyre dy viteve, kerkonte drejtesi per vrasjen e nipit Zamir Latifit, i ekzektuar me 11 tetor 2017 ne ate qe njihet si masakra e Lushnjes…
Para se ta ekzekutonin Besmirit i vendosen eksploziv ne banese qe te largohej bashke me familjen jashte vendit. Besmiri besoi te drejtesia dhe ky shtet dhe sot eshte viktima e radhes e nje grupi te organizuar kriminal me lidhje shume te forta qe po mban nen kontroll me dore te hekurt qytetin agrobujqesor me te rendesishem ne vend”, shkruan Hoxha në postimin e tij.
Zamit Latifi dhe Jurgen Hoxha u ekzekutuan në qendër të Lushnjes në 11 tetor të vitit të vitit 2017, ndërsa autorët janë Laert Haxhia dhe Orges Bilbili. Objektiv i këtij atentati ishte Xhulio Shkurti, që në atë moment nuk ndodhej në vendin e ngjarjes, i njohur ndryshe dhe si nipi i Aldo Bares.