“E kupton që po marrim rrogën kot, jemi 4 muaj të shkrirë” | Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmjen e sotme problematikën e mbetjeve spitalore në Spitalin e Kukësit. Për më shumë se një vit, ky spital nuk zgjedh dot asnjë operator ekonomik që të trajtojë mbetjet spitalore, pasi pjesëmarrësit në garën për tender ankimojnë procesin dhe kompaninë fituese. Në këtë mënyrë, gjithçka anulohet dhe fillon nga e para.

Ismet Nika, drejtori i Spitalit të Kukësit: “Tenderi i mbetjeve spitalore ka filluar që në muajin Shkurt, janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore, por për shkak të ankesave që kanë pasur firmat që kanë marrë pjesë në tender, kanë bërë ankesa dhe i kanë çuar në KPP dhe herën e parë është anuluar.
Kemi rihedhur për së dyti pasi kemi marrë rekomandimet e KPP-së dhe të APP-së, është rihedhur në muajin Gusht dhe kanë vazhduar procedurat ligjore rregullisht. Dhe aktualisht firmat kanë ankimuar pasi kemi hedhur herën e dytë dhe përsëri tenderi ka shkuar në KPP”.
Për të marrë më shumë informacion për këtë problematikë, gazetari i emisionit “Stop” iu drejtua Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Sa operatorë i trajtojnë këto mbetje në Shqipëri dhe çfarë makinerish dhe pajisje të licencuara kanë deklaruar? Këto ishin pyetjet që gazetari i “Stop” adresoi pranë këtij institucioni, por që nuk mori asnjë përgjigje. Si gjithmonë, në të tilla raste institucionet shtetërore kërkojnë pyetjet me shkrim.
Gazetari: Thjeshtë na duhet, sa është numri, që është licencuar.
Dr. AKM, Edison Konomi: Me ashtu…, sepse unë me gojë s’….
Gazetari: E kuptoj!
Dr. AKM, Edison Konomi: Muhabetet i japim në letër. Do ua nxjerr me shkresën, çfarë ju duhet.
Gazetari: Po 4 ne i dimë kush janë, që operojnë dhe thjeshtë duam të shikojmë pak dokumentacionin e makinerive, autoklavave, që ata kanë deklaruar, që trajtojnë mbetjet. Domethënë çfarë dokumentacioni kanë dorëzuar këto?
Dr. AKM, Edison Konomi: Patjetër!
Pas kësaj, gazetari i Stop iu drejtua edhe Inspektoriatit të Mjedisit. Këtu punonjësit thonë se e marrin rrogën kot. Sipas tyre, nuk kanë laboratorë për të bërë kontrolle, por shprehen se kanë gjobitur disa spitale për mbetjet e rrezikshme.
Gazetari: Si kontrollohen nga ju këtu? Ma thuaj pak!
Specialistët: Ne kontrollojmë transportin, ku do i hedhë, etj. etj.
Gazetari: Po tani, makineritë inspektohen dmth, si e trajtojnë mbetjen? Si e fut dhe si del?
Specialisti 1: Makineritë kanë licencë specifike për mbetjet e rrezikshme.
Gazetari: Po!
Specialisti 1: Dhe kjo është një licencë, që merret në qendrën kombëtare të transportit dhe duhet të plotësohet.
Gazetari: Makina, autoklava, i keni marrë ndonjë mostër për shembull?
Specialisti 1: Neve me ligj nuk kemi laborator, ose nuk e kemi luksin për të pas laborator, si shumë inspektoriate, që s’kanë laborator.
Gazetari: Keni një data baze, që i keni monitoruar si kanë dalë? Kanë dalë ok këto p.sh në bazë të planeve të punës, që është bërë nga inspektorati? Po themi për atë linjë, që keni ju!
Specialisti 1: Shiko, shiko! Ne kemi gjobitur kompani të mëdha, sepse kanë bërë monitorime me kompani, që nuk kanë qenë të akredituara për atë element, që kanë matur.
Gazetari: Sa çalon kjo punë? Në të gjitha institucionet çalon.
Specialisti 1: Ore e kupton, që ne  po marrim rrogën kot, se jemi 4 muaj të shkrirë këtu. Prej 2 muajsh të shkrirë. Kanë nxjerrë 4 vendime kontradiktore dhe nuk bëjmë dot inspektim.
Specialisti 2: Xhevdeti ka qenë me grup inspektimi, që i ka kaluar të gjitha.
Gazetari: I ka kaluar në sitë?
Specialisti 2: i Ka kaluar në sitë, domethënë gjeneruesin dhe trajtuesin.
Gazetari: Po ka konstatuar problem?
Specialisti 2: Sa të duash, o burrë!
Gazetari: Po pse s’i keni hequr?!
Specialisti 2: Hajde të them…
Gazetari: Po i thamë o, me emra.
Specialisti 2: E për licencat? Jo! Ka kaluar në pezullim.
Gazetari: Ata, që i trajtojnë, edhe spitali ëëë?
Specialisti 2: Përzihen aget me mbetjet anatomike.
Gazetari: Po kaq të papërgjegjshëm janë këta?
Specialisti 2: Po ka dhe raste të kësaj natyre.
Specialisti 1: Në 2018 p.sh, në prill, Qendra Spitalore “Nënë Tereza”  50 mijë lekë (të reja). Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” 50 mijë lekë (të reja).
Gazetari: Gjobë?
Specialisti 1: Spitali “Glozheni” 50 mijë lekë (të reja). Spitali “Mbretëresha Geraldinë” 30  mijë lekë (të reja), Spitali Universitar i Traumës 1 milionë lekë të reja, Instituti i shëndetit publik 50 mijë lekë (të reja), Drejtoria e shërbimit Kavajë 50 mijë lekë (të reja), Continentali privat 30 mijë lekë (të reja), Spitali Krujë, Spitali Durrës, Spitali Elbasan, Spitali Psikatrik Elbasan.
Gazetari: E di!
Specialisti 1: Drejtoria e Shërbimit Spitalor Librazhd.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu