E kërcënuan me thikë, ylli i Tottenham vidhet dhe rrihet nga grabitësit

0
Gjigandi

Persona të maskuar kanë grabitur mëngjesin e së mërkurës banesën e mesfushorit të Tottenhamit dhe Anglisë, Dele Alli. Sipas BBC, dy persona u futën në shtëpinë e 24 vjeçarit që ndodhet në izolim me vëllanë e tij dhe partnerët e tyre.

Alli është kërcënuar me thikë dhe gjatë incidentit ka pësuar lëndime të vogla në fytyrë. Mësohet se grabitësit kanë vjedhur sende me vlerë si ora dhe bizhuteri.

Ylli i Tottenham të gjitha pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë i ka dorëzuar në polici.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu