Artistja e njohur nga Shqipëria, Çiljeta Xhilaga, prej shumë vitesh po shijon një lidhje dashurie.
Ajo ka nisur një romancë me portierin e Partizanit, Alban Hoxhë, rresh gjatë vite më parë.
Ndërkohë që aludimet në rrjet janë nga më të ndryshmet duke thënë se çifti kanë shtyrë dasmën, e se nuk ndiqen me njëri-tjetrin më në Instagram.
Çiljeta Xhilaga (Foto: Instagram)
Lidhur me këtë nuk ka munguar një reagim nga këngëtarja duke shpërndarë shkrimin e një gazete e duke hedhur poshtë thashethemet.
“Shtyhet martesa e Çiljetës dhe Albanit, këngëtarja heq partnerin nga Instagrami”, ka qenë shkrimi që e ka irrituar Xhilagën.
Foto: Screenshot/Instagram
“Ah ju keni luajtur mendsh nuk keni më ç’lajme të prodhoni dhe fut e bjer sajo mashtro”, ka thënë ajo.
Autorja e këngës “Oj dashni” përndryshe prej vitesh bashkëjeton me sportistin e njohur.
/abc24.al/