E fitojnë por e thyen trofeun!

0
Gjigandi

Një lajm i bujshëm por edhe shumë i çuditshëm vjen nga Rusia. Pas një sezoni fantastik të cilin e mbylli plot klas, Zeniti i Shën Petersburgut e përmirësoi bilancin e trofeve në muzeun e klubit. Por për të vendosur kupën e fundit, do të ketë nevojë për meremetime.

Pasi dominoi Ligën ruse të cilën e fitoi me 15 pikë vantazh ndaj Lokomotivës së Moskës, Zeniti fitoi edhe Kupën.

Skuadra e trajnerit Semak arriti të kalojë minimalisht rivalët e Khimki pas një penalltie të shënuar nga Dzyuba, por gjatë festimeve, gjërat nuk shkuan si duhet në stadiumin e finales.

Kapiteni Ivanoviq ngriti lart trofeun, por më pas serbit i ra nga duart duke e thyer. Kjo nuk e cenoi gjithsesi festën e merituar të skuadrës dominuese këtë sezon në futbollin rus.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu