E diela e pastave, provoni të hidhni pak verë të kuqe në makarona dhe shikoni ҫfarë ndodh

0
Gjigandi

Derisa i gatuajmë bashkë, spaghetti me salcë domatesh, mund të provosh edhe një recetë të re që e gjen dendur edhe nga emra të njohur të kuzhinës. Makaronat me verë të kuqe. Shumë njerëz e kanë ndarë në rrjetet sociale këtë recetë moderne. Video që u bë menjëherë virale në Facebook u provua nga shumë dashamirës të kuzhinës dhe duket se ka qenë një ushqim i shkëlqyer. Dhe është gjëja më e thjeshtë e mundshme.

Nuk ka dyshim që edhe ju do ta shijoni shumë.

Receta i ka të gjitha produktet bazë, ato që mban zakonisht kur gatuan makaronat (kripë, vaj ulliri, hudhra, spec të kuq djegës, majdanoz, arra (fruta të thata të tjera) dhe djathë parmexhan, por vera e kuqe i jep një shije tjetër dhe ngjyrë, natyrisht.

Mund të përdorësh verën Cabernet, sepse është një variant i mirë vere, por gjithashtu edhe verë tjetër të kuqe.

Në ujin që do të ziesh makaronat si zakonisht, hedh edhe 2-3 gota uji verë të kuqe. Kujdes: vetëm disa gota ujë, në mënyrë që makaronat të jenë al dente. Më e bukura e së gjithës është që makaronat fillojnë një ngjyrë tjetër. Për të gjithë ata që i dashurojnë pastat, do të mbeten të surprizuar jo vetëm nga shija, por edhe nga ngjyra që do të japë vera. Në fund, shto edhe erëzat, djathin dhe te gjitha produktet e tjera.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu