E dhimbshme: Aguero humb sezonin, status prekës nga argjentinasi

0
Gjigandi

Sulmuesi i Manchester City-t, Sergio Aguero, duket se ka mbyllur sezonin. Ai u dëmtua në ndeshjen e djeshme të fituar me rezultatin 5-0 ndaj Burnleyt. Sulmuesi argjentinas la fushën me dhimbje.

Testet e para mjekësore kanë treguar se gjendja nuk është aq e mirë. Argjentinasi ka dhimbje në gju dhe do të udhëtojë drejt Barcelonës për t’u takuar me një prej doktorëve më të mirë të Spanjës.

“Skaneri i bërë në mëngjes ka konfirmuar se kam pësuar disa dëmtime në gjurin e majtë. Është shumë e bezdisshme, por jam me energji pozitive dhe i fokusuar të kthehem sa më parë. Faleminderit për mesazhet tuaja”, – tha sulmuesi argjentinas.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu