Liverpool mund të zbarkojë yllin e PSG, Kylian Mbappe në një marrëveshje të bujshme, nëse Sadio Mane refuzon të nënshkruajë një kontratë të re.
‘The Reds’ thuhet se janë të shqetësuar që Mane mund të largohet këtë verë, me Real Madrid dhe Paris Saint Germain që të dy e synojnë sulmuesin me vlerë 150 milionë euro
Mane është një nga yjet e Liverpool në sezonet e fundit, por senegalezi ende nuk ka treguar se a do të nënshkruajë një marrëveshje të re e cila i është të ofruar atij nëntë muaj më parë.
Dhe kjo ka ngjallur frikë në mes të hierarkisë së klubit që 28-vjeçari të tundohet nga një transferim në Madrid ose Paris Saint Germain, sipas The Sun.
Mirëpo, ‘The Sun’raporton se nëse Mane kthehet nga një ofertë e parave të mëdha nga PSG, Liverpool mund ta shfrytëzon atë duke ofruar një marrëveshje të madhe për Mbappe me 200 milion.