Dyshohet se përdhunoi 15-vjeçaren, arrestohet 19 vjeçari në Mallakastër

0
Gjigandi

Policia e Mallkastrës ka vendosur në pranga një 19 vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim pasi gjykata kishte vendosur masën e sigurisë Arrest me burg, pasi dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë me një 15 vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

I shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj, lokalizohet dhe vihet në pranga.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencë informative, kapën dhe ndaluan shtetasin:

-L. B., 19 vjeç, banues në Mallakastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 05.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. 19-vjeçari, dyshohet se në qershor të vitit 2021, ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 15 vjeçe, pa dëshirën e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu