Policia Rrugore e Dibrës në aksion, shtohen kontrollet në akset

0
Gjigandi

Policia Rrugore e Dibrës ka zhvilluar një aksion gjatë fundjavës që sapo lamë pas ka shtuar kontrolle në akset rrugore të saj.

Gjithashtu i është pezulluar leje një drejtuesi mjeti dhe janë vendosur disa masa administrative.

Njoftimi i policisë:

Masa të shtuara gjatë fundjavës, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

➡️Patrullat e Policisë Rrugore me automjete të uniformuara dhe të pauniformuara duke përdorur dhe  dronë kanë monitoruar qarkullimin rrugor në të gjithë territorin e qarkut, duke evidentuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh që shkelin Kodin Rrugor.

✅Kontrollet janë përqendruar kryesisht  në evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara, bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë, që drejtojnë mjetin pa vendosur rripin e sigurimit, apo nën efektin e alkoolit, apo duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit.

✅Gjatë monitorimeve  të zhvilluara, është  proceduar penalisht në gjendje të lirë një shtetas për veprën penale ” Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe është pezulluar 1 leje drejtimi,  për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit.

✅Gjithashtu, në të gjithë qarkun  janë evidentuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara në kthesa të padukshme dhe mos pozicionim i mjetit në karexhatë,  shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

✅Në të gjitha akset rrugore të qarkut,  urbane dhe rurale, shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet dhe monitorimet intensive duke përdorur dronë, kamera, alkooltestues, dhe mjete të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe disiplinimin e drejtuesve të automjeteve.

➡️Policia e Rrugore e Dibrës,  apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë  në numrin  112, çdo paligjshmëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu