Dyshohet se është burrë, shokon kampionia olimpike: Jam gati t’ua tregoj vaginën time

0
Dyshohet se është burrë, shokon kampionia olimpike: Jam gati t’ua tregoj vaginën time
Gjigandi

Caster Semenya zbuloi se iu tha zyrtarëve të garës se do të pranonte një ekzaminim të trupit të saj në mënyrë që të provonte se ishte grua. Kampionia e 800 metrave akuzoi gjithashtu IAAF se e detyroi të merrte drogë, çka e torturonte dhe e bënte të frikësohej se kishte atak në zemër. Kështu ka zbuluar një shkrim i gazetës angleze “Telegraph”, e cila ka dhënë një intervistë për “Hbo Real Sports”, transmetues televiziv amerikan.

Semenya tha se në Kampionatin Botëror “Berlin 2009”, ku fitoi duke dominuar garën e 800 metrave, disa zyrtarë “me siguri menduan se kisha penis (nuk isha femër). Unë iu thashë: Nuk më intereson, nëse dëshironi mund t’ua tregoj vaginën time. Barnat që duhej të merrja për të ulur nivelet e testosteronit më sëmurën, shtova në peshë, më filluan ataket e panikut.

Ishte si të lëndoje veten me thikë çdo ditë. Sidoqoftë, nuk kisha alternativë, nëse doja të vrapoja. Isha 18 vjeçe, doja të shkoja në Lojërat Olimpike”. Jonathan Taylor, një avokat i IAAF, foli për HBO duke i mohuar akuzat. “Jonathan duhet ta presë gjuhën dhe ta hedhë”, – ishte përgjigja e Semenyas.

Historia – Një ditë pas akuzave të atletes afrikano-jugore Caster Semenya se është përdorur si “kavie laboratori” nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) (më kanë përdorur si kavie, por nuk do të lejoj më që të përdorin trupin tim. U jam nënshtruar testeve të seksit dhe kurave hormonale) mbërriti replika e kësaj të fundit për 2 herë kampionen olimpike në garën e 800 metrave.

“Biologjikisht është një burrë”, – thuhet në dokumentat që IAAF-i ka dorëzuar në CAS (Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv), ku  fillimisht fitoi betejën ligjore ndaj atletes. Ndaj dhe IAAF kërkonte që atletja t’iu nënshtrohet kurave mjekësore për të ulur nivelin e testosteronit në trup, në mënyrë që të garojë si e barabartë me atletet e tjera.

RonaTyra

Pas vendimit të CAS erdhi edhe ai i Gjykatës Federale Supreme në Lozanë, që i dha të drejtë atletes, duke pezulluar përkohësisht vendimin e IAAF që detyronte atleten t’iu nënshtrohej kurave mjekësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu