Leicester fikson objektivin e madh

0
Gjigandi

Leicester ka nisur nga puna për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë që ekipi pret të rikthehet në fushë, trajneri Brendan Rodgers kërkon t’i rrëmbejë ekipit të Burnley, talentin James Tarkowski.

Sipas mediave angleze, mbrojtësi pëlqehet shumë nga trajneri i “Dhelprave”, por në garë për kartonin e 27-vjeçarit është edhe klubi i Crystal Palace.

Për të arritur te kartoni i futbollisti klubet e interesuara duhet të derdhin në arkat e Burnley jo më pak se 50 milionë paund.

Gjithësesi, nëse klubi nga King Power Stadium nuk arrin te kartoni i Tarkowski, alternativat e tjera janë Natan Ake i Bournemouth e Jannik Vestergaard i Southampton.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu