Dy futbollistë të rinj që po bëjnë karrierë në Suedi, do të bashkohen me Kosovën U-21.
Zgjim Sojeva, menaxher i Kosovës U-21.
Bëhet fjalë për futbollistët Edi Sylisufaj dhe Lorik Ademi që luajnë për Falkenbergun.
Sulmuesi Sylisufaj është 20-vjeçar, kurse Ademi është 18-vjeçar.
Sylisufaj luan për Falkenbergun në elitën e Suedisë ku ka shënuar dy gola në gjashtë paraqitje këtë edicion, ndërsa më parë ka bartur fanellën e Suedisë U-17.
Ndërkohë Ademi është mesfushor dhe ka pesë paraqitje këtë edicion në Allsvenska.
Ata pritet të bashkohen me shpresat vitin tjetër, pasi të kompletojmë dokumentacionin.