Presidenti i PSG nxit spekulimet, admiron Ronaldon: Karakter i jashtëzakonshëm

0
Gjigandi

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka shpjeguar admirimin e tij për Cristiano Ronaldon.

Në një intervistë pa dyshim të destinuar të nxis spekulimet e reja për transferim, bossi i PSG lavdëroi “forcën e jashtëzakonshme të karakterit” të sulmuesit të Juventusit.

Ronaldo është gati të kthehet në stërvitje, pasi ka mbërritur në Torino nga Portugalia ndërsa sezoni i Serisë A duket se do të rikthehet në vazhdim.

“Vit pas viti, ai tregon një vendosmëri unike, një forcë të jashtëzakonshme karakteri”, tha Al-Khelaifi për France Football.

“Ai mbetet i motivuar nga kjo dëshirë për t’u përmirësuar çdo ditë dhe gjithmonë shtyn kufijtë e tij”.

RonaTyra

“Unë e admiroj këtë vullnet të jashtëzakonshëm; ai është një shembull i shkëlqyeshëm për të gjithë sportistët e së ardhmes”, vazhdoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu