Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Dhërmi bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga deti të dy personave të cilët rrezikonin të mbyteshin së bashku me mjetin e tyre lundrues.
Mbrëmjen e djeshme policia ka marrë informacion se dy shtetasit që ishin duke lundruar në det me një gomone me lopata po rrezikoheshin dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg për shkak të rrymave të forta detare.
Policia u nis menjëherë në ndihmë të tyre dhe pas kërkimeve të shumta, arriti t’i konstatonin rreth 2 milje përballe bregut të dy qytetarët, banues në Tiranë.
Pas ndërhyrjes së policisë u bë e mundur nxjerrja e tyre në breg në gjendje të mirë shëndetësore, njofton policia. /abc24.al/