Dy lojtarët e talentuar, Dhurim Zhuri dhe Erdin Dushi, me kontrata profesionale

0
Gjigandi

FC Prishtina vazhdon t’i blindojë lojtarët e talentuar nga akademia.

Klubi kryeqytetas ka nënshkruar kontrata profesionale me dy lojtarët e talentuar, Dhurim Zhuri dhe Erdin Dushi.

Të dy lojtarët prej disa muajsh kanë stërvitur me ekipin e parë, teksa tani janë blindur nga klubi.

Ka qenë vetë faqja zyrtare e klubit kryeqytetas që ka kumtuar lajmin për kontratat e reja të dyshes Zhuri – Dushi.

Postimi i plotë në Facebook:

RonaTyra

Klubi provon dy të rinj me kontrata profesionale
Dhurim Zhuri dhe Erdin Dushi nënshkruajnë kontrata dyvjeçare

Prishtinë, 22 qershor 2020 – FC Prishtina vazhdon të promovoj futbollistë të rinj nga Shkolla e futbollit të FC Prishtina. Pas Ermal Vitisë, sot kanë nënshkruar kontrata dyvjeçare edhe dy të rinjtë, sulmuesi Dhurim Zhuri dhe mbrojtësi, Erdin Dushi.

Dy këta futbollistë të rinj të skuadrës së re juniore, pas disa muajsh stërvitje me skuadrën e parë, u promovuan me kontrata profesionale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu