Dush i ftohtë te berberi; shakaja ndaj John Terry do t’ju shkrijë së qeshuri

0
Dush i ftohtë te berberi; shakaja ndaj John Terry do t’ju shkrijë së qeshuri
Gjigandi

Ndodh edhe kështu. Shkon te berberi për t’i rregulluar pak flokët, por thuajse përfundon me një dush të mirë. Kështu mund të përblidhet ajo që ka ngjarë së fundi me legjendën e Chelsea, ish-kapitenin e Anglisë, John Terry.

Ai u bë pjesë e një videoje “virale” tek berberi, pa dashjen dhe dijeninë e tij. Pasi u ul në karrigen para pasqyrës, berberi nisi t’ia spërkaste me ujë flokët, siç ndodh përherë para nisjes së qethjes. Sidoqoftë, me sytë mbyllur përjetoi diçka që e bezdisi me kalimin e sekondave.

Spërkatja me ujë po zgjaste më shumë se çdo herë tjetër, pa u ndalur, aq sa nisin t’i shfaqen rrëke të vogla në fytyrë. Berberi nuk po ndalej, sikur po i bënte një dush të vërtetë, ndaj John Terry kuptoi rrengun dhe reagoi.

Gjithçka ndodhi mes tij dhe berberit të famshëm. Ish-mbrojtësi shkoi për të prerë flokët, ndërsa Ahmed Alsanawl vendosi të bënte një shaka “pa kripë” me ikonën e bluve të Londrës. Berberi e postoi videon e momentit për të qeshur në Instagramin e vet me mbishkrimin: “Spërkatim John Terry me ujë derisa ai ta vërë re”.

Pikërisht kur spërkatja u bë si shi i dendur, aq sa koka filloi t’i pikonte, Terry mund të dëgjohet në video duke e pyetur berberin: “A po më bën dush? Çfarë po bën?” Tek ish-futbollisti nuk ndahen dot buzëqeshja dhe hutimi në fytyrë.

RonaTyra

Më pas berberi e ndërpret “klientin” dhe qesh përpara se t’i tregojë se po e filmon. Misioni duket i kryer, sepse tashmë e ka marrë me sukses përgjigjen e tij brilante “a po më bën dush?” Ish-kapiteni i Chelsea nuk është klienti i vetëm që e ka pësuar nga shakatë e Alsanawl.

Së fundi ai ka luajtur me Eden Hazard, me përdorimin e filtrit të “fytyrës së trishtuar”, para se belgu të përgjigjej se ishte i zemëruar me aftësitë e Ahmedit në futboll. Berberi ka postuar më parë në faqen e tij pëlqime të Jack Grealish, Reece James, Paul Pogba dhe madje Kylian Mbappe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu