Durrës/ U fut në det për të shpëtuar dy të mitur dhe u zhduk, reagon policia: 18-vjeçari nuk ka mundur…

0
144
Gjigandi

Një 18-vjeçar është zhdukur në Durrës, pasi u fut për të nxjerrë nga ujërat e detit dy të mitur.

Mësohet se shtetasi me iniciale A.K., nuk ka mundur të dalë në breg, si dhe dy të miturit janë dërguar në spital. Kërkimet për gjetjen e tij vijojnë, por tashmë kanë kaluar shumë orë që prej momentit kur kishte mbetur në ujërat e detit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 13:30, në Sektor Rinia, Durrës, shtetasi A. K., rreth 18 vjeç, dyshohet se është futur në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi A. K. nuk ka mundur të dalë në breg. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Kufitare, të cilat po kërkojnë në det, për gjetjen e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu