Durrës/ Sekuestro pallatit 9-katësh me vlerë 1.5 milionë euro (detaje)

0
Gjigandi

Një pallati 9-katësh me vlerë 1.5 milionë euro në Durrës i është vendosur sekuestro preventive.

“Në vijim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, në ngarkim të shtetasit Hysen Gashi, ish-kryetar e komunës Rrashbull, pas informacioneve që dispononte Policia, veprimet janë intensifikuar më tej për verifikimin e lejeve të ndërtimit të lëshuara për çdo objekt”, njofton policia.
Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Durrës u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vendosjen e masës së sigurimit pasuror, “Sekuestro preventive”, si dhe në bashkëpunim me IKMT-në u urdhërua pezullimi i punimeve që kryheshin në objektin pallat 9-katësh + papafingo +1 kat nën tokë, me administrator shtetasin J. A., banues në Durrës, ndërtim në zonën e Shkëmbit të Kavajës.
Shuma e sekuestrimit kap vlerën 1.5 milionë euro, sipas çmimit të tregut.
Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Vijon..

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu