Përmirësohet gjendja e përmbytjeve në Shkodër, bie niveli i ujit

0
Gjigandi

Përmirësohet bilanci i përmbytjeve në territorin e Bashkisë e Shkodrës,  ka bërë bilancin e situatës së si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Nga monitorimi i situatës, rezulton se sipërfaqja totale e përmbytur është 1130 hektarë.

Vihet re një tërheqje e ujit, krahasuar me një ditë më parë, kur sipërfaqja e përmbytur rezultonte 1365 hektarë.

Ndërsa familjet që janë evakuuar nëpër konvikte, vijojnë të marrin shërbime të rregullta nga ana e bashkisë.

Situata paraqitet pozitive në Hidrometrin e Liqenit të Shkodrës dhe atë të lumit Drin.

Bilanci i bashkisë Shkodër:

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 24.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 8.09 m, (nga 8.0 m qe ishte me date 23.11.2022 ne oren 16.00) (Kuota max 8.70 m).

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 6.05 m, (nga 5.70 m qe ishte me date 23.11.2022 ne oren 16.00) (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1130 Ha (nga 1365 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00)

Nj.A. Ana e Malit

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 700 Ha (nga 850 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00), kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Rruga e Obotit ka presence uji 25 cm, eshte e kalueshme vetem me mjetet e ushtrise.

Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha (nga 110 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00), kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

Tendence e nivelit te ujit eshte ne ulje.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha (nga 125 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00), kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha (nga 80 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00) , kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Verehet nje gerreyrje e tokave bujqesore ne bregun e lumit Drin ne vendin e quajtur Mali i Vukatanit, ne nje gjatesi prej 800 ml.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshtrat Trush.

 

Familje të evakuara aktualisht dhe marrin sherbim ne konvikte:

Janë 7 familje, gjithsej 24 persona, si me poshte:

Lagj Nr 1 – 1 familje me 4 persona

Lagj Nr 4 – 1 familje me 3 persona

Nj.A Berdice – 2 familje me 5 persona

Nj.A. Guri zi -5 familje me 6 persona

Kane marre trajtim gjithsej ne konvikte :

14 familje me 43 persona

Kane kerkuar sherbim dhe ju eshte pergatitur akomodimi ( por nuk jane paraqitur):

10 familje me 30 persona

Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 përsona) te akomoduar tek te afermit

Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.

Problematike vijon të jetë situata edhe në qarkun e Lezhës. .Sipas emergjencave civile, gjatë mbrëmjes deri sot në mëngjes, ka pasur reshje shiu me intensitet të mesëm. Niveli i reshjeve ka qenë rreth 40 mm reshje. Reshjet e shiut janë ndërprerë, gjë e cila do ndikojë pozitivisht tërheqjen e ujit dhe në normalizimin e situatës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu