Presidenti i Federatës Shqiptare, Armando Duka ka zbuluar për “Radio Kiss Kiss” që ekziston një mundësi që gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve të luhen në Stamboll, ku do të luhet edhe finalja.
Duka, i cili është gjithashtu anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, tregoi gjithashtu se PSG-ja dhe Lioni do t’i luajnë ndeshjet e tyre ndërsa për ndeshjet e tjera po mendohet se si do të organizohen.
“Ekziston një mundësi që gjysmëfinalet të luhen në Stamboll, ku do të luhet edhe finalja.
PSG-ja dhe Lioni do të luajnë ndeshjet e tyre të Ligës së Kampionëve, ndërsa për ndeshjet e tjera ne po mendojmë formulën sesi mund t’i organizojmë,” u shpreh Duka.