Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po shënon suksese të njëpasnjëshme në industrinë e muzikës dhe një shtytje të madhe i ka dhënë albumi i fundit “Future Nostalgia”.
“Future Nostalgia” është albumi i dytë në karrierë për 26-vjeçaren dhe u lansua dy vite më parë, më 27 mars 2020.
Sot (e diel) Dua ka festuar dyvjetorin e këtij projekti që u kthye në një sukses global për yllin me pre ardhje nga Kosova.
Foto: Dua Lipa/Instagram
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram ku ajo numëron mbi 81 milionë ndjekës, Dua ndau imazhe të shkëputura nga xhirimet e tij teksa shihet në veshje dhe paraqitje të ndryshme.
Foto: Dua Lipa/Instagram
“2 vite që nga Future Nostalgia”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e fotografive që, ndërsa mori urime dhe komente të shumta.
Foto: Dua Lipa/Instagram
Theksojmë që albumi i Duas u lansua në një kohë kur bota po përballej me pandeminë e COVID-19, gjë që Dua tha se ndjehej e frikësuar të lansonte projekte të reja.
“Isha shumë e frikësuar të publikojë këngët gjatë asaj kohe, të bëhen e sinqertë. Ka qenë mirë sepse krijova marrëdhënie të veçantë me fansat dhe dëgjuesit e ndryshëm”, kishte deklaruar Dua në një intervistë për
Sunday Project
atë kohë.
Foto: Dua Lipa/Instagram
Ndërkohë, aktualisht dua ndodhet në turneun që mban të njëjtin titulli dhe që nisi në muajin shkurt në Amerikë.
/abc24.al/