Herën e fundit që punuan së bashku Calvin Harris dhe Dua Lipa kaluan tetë javë në pozitë e parë dhe fituan çmimin britanik “single i vitit” për hitin e tyre të mrekullueshëm “One Kiss”.
Tani ata po synojnë të përsërisin historinë duke u bashkuar sërish për atë që ata shpresojnë se do të jetë kënga e verës – edhe pse teksti i ngarkuar seksualisht mund të tronditë disa nga fansat e tyre më të rinj.
Dyshja janë bashkuar për këngën e re që mban titullin “Potion”, dhe pritet të publikohet të premten (27 maj).
Foto: Getty Images
Kënga përmban gjithashtu një pjesë nga reperi amerikan Young Thug. “Potion” është kënga e parë që do të dalë nga albumi i gjashtë i Calvin – dhe i pari në pesë vjet – “Funk Wav Bounces Vol. 2”.
Vëllimi i parë në 2017 përfshinte hitin “Feels” me Pharrell Williams, Katy Perry dhe Big Sean, dhe kjo këngë e re është krahasuar në mënyrë të favorshme me atë këngë.
“Kënga është si Feels 2.0, si për sa i përket tingullit ashtu edhe stilit të videos. Kënga vazhdon aty ku e ka lënë. Videoja tashmë është xhiruar dhe Dua ka veshur një mori veshjesh seksi. Ata të dy duken shkëlqyeshëm”, tha një burim.
Foto: Getty
Kjo do jetë një javë e ngarkuar për Calvin, i cili do të jetë titullar i Fundjavës së Madhe të Radio 1 në Coventry të shtunën(28 maj), kur festivali i tyre vjetor i muzikës rikthehet për herë të parë që nga viti 2019.
Ai do të ketë shoqëri atje, pasi doli në publik këtë javë me të dashurën e tij të re, bashkë-prezantuesin e Radio 1 Drivetime, Vick Hope.
Dyshja u fotografuan së bashku në Royal Chelsea Flower Show në Londrën Perëndimore përpara se ‘
The Sun’
të tregonte se si ata ishin fejuar fshehurazi në fermën e tij në Ibiza.
Por, përveç planifikimit të dasmave, Calvin ka një verë të zënë përpara me publikimin e afërt të albumit të tij, shfaqjet e festivaleve në të gjithë Evropën dhe rezidencën e tij në Ushuaia në Ibiza.
/abc24.al/