Kjo fotografi drithëruese është e vitit 1984, para 36 viteve por që ka një domethënie të veçantë!
Fotografi që u sigurua nga ish futbollisti i mirënjohur, Bedridin Gjinali, që ka luajtur në periudhën më të mirë në Lirinë e Prizrenit!
Atëkohë, vëllau i tij, Behajdin Gjinali, ka luajtur për Prishtinën, që garonte në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë.
Në këtë ndejë të asaj kohe janë edhe legjenda e futbollit, i ndjeri Fadil Vokrri.
I pari majtas ulur është Bedridin Gjinali, Fadil Muriqi, mbi shpinën e tij Fadil Vokrri, aty janë edhe Skënder Shengyli, Behajdin
Gjinali dhe disa ish futbollistë të Progres Eksportit të asaj kohe.