Drita vazhdon rrugën drejt titullit! Fitore e madhe Trepçës ’89 dhe e Flamurtarit, Ferizaj në krizë 

0
Gjigandi

Drita nga Gjilani vazhdon rrugën drejt titullit të kampionit në elitën e futbollit të Kosovës.

Drita e mposhti me rezultat 2:0 Dukagjinin e Klinës, në kuadër të javës së 27-tën të Superligës së Kosovës në futboll. 

Në minutën e 57-të, Liridon Leci brenda 16-shit dhe me goditje të saktë shënon për 1:0.  Në minutën e 88-të, Astrit Fazliu vulos fitoren në 2:0.

Drita udhëheq kreun me 58 pikë dhe Dukagjini është në fund me 10 sosh. 
Trepça ’89 nga Mitrovica kthehet me pikë të plota nga stadiumi “Bajram Aliu”, duke e mundur me 4:2 Drenicën nga Skenderaj.

Trepça ’89 importoi pikë që nuk maten as me ari në luftë për ekzistencë, ndërsa Drenica rrezikohet shumë më këtë humbje. 
Në minutën e 7-të, Milot Avdyli kalon 89-shin në epërsi, ndërsa vendasit barazuan në atë të 16-tën fal golit të Alban Shillovës. Drenica udhëheq me 2:1 në minutën e 20-të me golin e Hasan Hysenit. 

RonaTyra

Trepça ’89 rikthen rezultatin. Në minutën e 31-të, eurogol nga Engjëll Hoti, i cili realizon nga 20 metra dhe 2:2. Në pjesën e dytë në minutën e 59-të, Leart Emini realizon për 2:3. Në minutën e 89-të, Trepça ’89, thellon fitoren në 4:2 me golin e Berat Ahmetit. Drenica renditet në vend të tetë me 35 pikë, ndërsa ’89-shi është i nënti me 31 sosh.

Flamurtari fiton pikë të plota dhe të mëdha për të siguruar ekzistencën në elitë.
Flamurtari i Prishtinës ngadhënjen me rezultat 3:2 ndaj Ferizajt. 

Dy minuta pa përfunduar pjesa  e parë, Shend Kelmendi kalon Flamurtarin në epërsi nga penalltia. Në minutën e 50-të, Bashkim Shala thellon epërsinë në 2:0. Në minutën e 56-të, Bunjamin Asani ngushton epërsinë në 2:1.

Pas një minute (57’), Shend Kelmendi thellon epërsinë në 3:1. Në minutën e 84-të, Ferizaj ngushton humbje me golin e Kenan Oranës. Flamurtari zë vendin e shtatë me 36 pikë, ndërsa Ferizaj është i dhjeti me 26 pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu