Drita nga Gjilani nuk ndalet, importon tri pikë domethënëse nga stadiumi “Zahir Pajaziti” me rezultat 4:0 kundër Llapit nga Podujeva.
Ndeshja mjaft e mirë por Drita shfrytëzoi rastet dhe ia doli që të kthehet me pikë të arta në luftë për titullin e kampionit.
Në minutën e 8-të, Mërgim Pefqeli me dinakërinë shënon për 0:1, ndërsa pas shtatë minutave (15’), Kastriot Rexha thellon rezultatin në 0:2.
Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 84-të, Drita thellon epërsinë në 0:3 fal golit të Erjon Vucajt dhe të Izair Eminin në atë të 89-tën në 0:4.
Drita udhëheq renditjen me 61 pikë pas 28 jave në elitën e futbollit të Kosovës, Prishtina renditet e dyta me 57 sosh dhe Llapi është në pozitën e gjashtë me 39 pikë.