Drejtuesit e KOK-ut po marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ANOC-ut

0
Gjigandi

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, po marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme Vjetore të ANOC-ut (Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare), e cila po mbahet në Doha të Katarit.

Krahas 1 mijë delegatëve nga 204 vende të botës, në Asamble po merr pjesë edhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, i cili duke folur për transparencën tha se Lojërat Olimpike nuk janë krijuar për të bërë para, por për të krijuar misionin për paqe.

Ndër temat e shumta që po trajtohen janë edhe ato për Lojërat Botërore në Rërë që u mbajtën në Katar, Lojërat Olimpike Tokyo 2020, Lojërat Olimpike Dimërore Beijing 2020, etj.

Avancimi i Komiteteve Olimpike Kombëtare pritet të jetë një nga temat që do të diskutohen gjatë këtyre dy ditëve.

Presidenti Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Haxhijaj, po e shfrytëzojnë Asamblenë edhe për takime të ndryshme me drejtues të lartë të ANOC-ut dhe Komiteteve Olimpike Kombëtare.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu