Drejtori i Tiranës zbulon…

0
Gjigandi

Drejtori i Tiranës, Arbi Laçi, ka treguar gjithë merkaton e bardhebluve duke e bërë disi më të qartë edhe për tifozët e kësaj skuadre sa i përket emrave që mund të afrohen në verë. Në një prononcim për “Supersport” është vendosur theksi më së shumti te pengu i madh për Bruno Ditën që nuk do t’i bashkohet kryeqytetasve.

“Bruno Dita nuk do të vi dhe është pengu im më i madh sa i përket merkatos. E kemi kërkuar edhe në dy vitet e fundit, por nuk kemi pasur mundësinë që të marrim.

As këtë sezon nuk e marrim dot pasi ka firmosur me tjetër klub. Gledi Mici nuk vjen se ne i kemi dy mbrojtësa të majtë si Hoxhallari dhe Ismajgelci.

Sa i përket Muçit do të shitet dhe jemi shumë afër transferimit të tij në Belgjikë. Alban Hoxha? E kemi Ilion Likën dhe nuk është momenti që të komentojmë të tjerët. Ndërsa për trajnerin tonë kemi harxhuar nerva dhe kohë pasi Halili e konfirmoi”, u shpreh Laçi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu