Drejtori i Kadastres se Tropojes qellohet me grushte ne zyre – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Policia tha se një 63-vjeçar u arrestua nga efektivat e rendit te Tropojës, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Arrestimi i A.Gj.-së, banues në fshatin Llugaj u bë pasi për shkak të detyrës ka goditur me grushte përgjegjësin e Zyrës së Kadastrës Tropojë, shtetasin B.L. Njoftimi i policise:Arrestohet nga Policia, 1 shtetas për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin A.Gj., 63 vjeç, banues në fshatin Llugaj. Arrestimi i tij u bë pasi për shkak të detyrës ka goditur me grushta përgjegjësin e Zyrës së Kadastrës Tropojë, shtetasin B.L. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu