Dramë në Vushtrri, Flamurtari vetëm një pikë

0
Gjigandi

Flamurtari nga Prishtina nuk importoi më shumë se një pikë nga Vushtrria. 

Kuqezinjtë u ndanë baras me rezultat 2:2 me Vushtrrinë që ka humbur shpresat për mbetjen në elitën e futbollit të Kosovës.

Ballafaqimi mes Vushtrrisë dhe Flamurtarit u karakterizua me lojë të mirë, sidomos në 45 minutat e parë u shënuan katër gola. Vushtrria u tregua arrë e fortë për kuqezinjtë.  Në minutën e 7-të, Zeqiri shënon gol të bukur, duke e kaluar në epërsi (0:1) Flamurtarin.

Nuk vonoi shumë, pas  katër minutave (11’) Fazliu barazon rezultatin 1:1. Mysafirët sërish kaluan në epërsi, duke iu falënderuar golit të Stullqakut në minutën e 36-të. Një gabim trashanik i portierit Nika i kushtoi Flamurtarit në minutën e 41-të, kur Sie shënon për 2:2. Pjesa e dytë ka qenë me rivalitet, sidomos Flamurtari me këmbëngulje e kërkonte fitoren por nuk ia dolën.

Pas javës së 28-të, Flamurtari është në vend të shtatë me 37 pikë, kurse Vushtrria e 11-ta me 17 sosh.  Një barazim aspak i kënaqshëm për kuqezinjtë sepse nuk iu siguron qetësi në vazhdim të kampionatit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu