Teksa ka përfunduar takimi i Këshillit Politik, përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, tha në një deklaratë për mediat se në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik është dakordësuar mes palëve politike për pjesën më të madhe të çështjeve të Kodit Zgjedhor.
Sipas Gjiknurit, të hënën ose maksimumi të martë, do të jetë gati draftin final i dakordësuar nga të gjitha palët.
“Patëm mbledhjen e radhës të Këshillit Politik, ku dakordësuam pjesën më të madhe, në lidhje me financimin e fushatës, rolin e medias. Kemi ende 2-3 pika që duan diskutim. Besoj të hënën do të kemi gati draftin, që përmban të gjitha çështjet e adresuara gjatë kësaj kohe. Besoj të hënën, ose maksimumi të martën, të dërgoj draftin final. Ekspertët lanë që drafti të jetë i plotë të hënën”, u shpreh Gjiknuri.
Rudina Hajdari: Beteja ime në këtë këshill ka mbaruar, tani në parlament
Shkruar nga: top-channel.tv