FOTO: Edhe Presidenti Begaj në Katar, shfaqet krah Macron në ndeshjen mes Francës dhe Marokut

0
Gjigandi

Kanë qenë të pafund të ftuarit e Botërorit të Katarit, ku u zhvillua Kampionati i Kupës së Botës. Mes sportistëve, ish-sportistëve, njerëzve më me influencë në botë shfaqet edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Nuk është njoftuar gjë zyrtarisht, megjithatë Presidenti Begaj shihet përkrah ish-presidentes kroate Kolinda Grabar Kitaroviç.

Në pamjet e ndara nga Kitaroviç, shihet se gjatë një takimi kortezie me presidentin Francez Emanuel Macron shfaqet në foto Presidenti i Republikës së Shqipërisë Begaj që qëndron pas tyre.

Takimi është zhvilluar në 14 dhjetor, gjatë ndeshjes Francë-Marok.

Postimi i Kitaroviç:

RonaTyra

j.l./ dita 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu