60 minuta në SPAK për Gërdecin, Mediu: Jam i pafajshëm! Akuza, e motivuar politikisht

0
Gjigandi

SPAK ka përfunduar hetimet për tragjedinë e Gërdecit dhe ka marrë të pandehur ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, ku iu komunikua akuza.

SPAK e akuzon për shpërdorim detyre, ndërsa Fatmir Mediu u shpreh se nuk ka asnjë provë të re ndërsa akuzat sipas tij janë të njëjta me ato të 2009.

Sipas Mediut, nuk është urdhri i ministrit që çoi në tragjedi, demontimi i armëve ishte çështje sigurie kombëtare.

Dua t’ju bëj me dije që më është prezantuar i njëjti fashikull, e njëjta akuzë si në 2009, pa shtuar asnjë dokument dhe as provë shtesë, akuzë për shpërdorim detyre, kam kërkuar që të pyetem, nuk jam pyetur asnjëherë. Shpresoj që të merrem në pyetje.

Motivi politik është në akuzë, nuk është urdhri i ministrit që ka provuar problemin, çdo letër që kam nxjerrë ka ardhur nga pjesa civile dhe ushtarake. Akuzën nuk e pranoj, jam i pafajshëm, demontimi është çështje sigurie kombëtare, kam si çdo qytetar, të pyetem për aktet e mia, nuk jam pyetur asnjëherë”, tha Mediu.

RonaTyra

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu