U kap me 137 kg kokainë në Portin e Durrësit, Gjykata e Posaçme dënon me gati 9 vite burg Gentjan Malindin

0
Gjigandi

Gjykata e Posaçme ka dënuar më 8 vite e 8 muaj burg Gentjan Malindin. Malindi akuzohet për trafikimin e 137 kilogram kokainë në Portin e Durrësit në vitin 2019.

Malindi u arrestua në Vorë më 27 tetor të vitit që lam pas, teksa ishte duke lëvizuar me automjet.

Ngjarja:

Më 19 shtator të 2019 në Portin e Durrësi, në anijen “Eniway” u gjetën 173 kg kokainë.

Ndërsa Gentian Malindi ishte pronari i anijes.

RonaTyra

Droga ishte nisur nga Ekuadori dhe u pikas në portin e Pireut në Greqi, dhe më pas përfundoi në portin e Durrësit. Bëhet fjalë për 4 kontejnerë me banane dhe në brendësi të tyre kanë qenë 137 kilogramë kokainë. Kontejnerët u zbuluan në Pire, aty ku policia greke gjeti drogën e nisur nga Ekuadori.

Në 4 kontejnerët me destinacion Shqipërinë, policia ka patur të dhëna se në tabanin e dyshemesë së tyre ka patur kokainë. Policia greke nuk ka ndërhyrë, por ka dhënë informacion tek pala shqiptare. Kontejnerët kanë ardhur në Shqipëri, dhe prokuroria shqiptare, bashkë me policinë, kanë hequr drogën dhe kanë vendosur pako me oriz dhe GPS (gjurmues lokalizator).

Pas tri ditësh, në Portin e Durrësit kanë shkuar dy personat, Gentian Maldini dhe Altin Myslimhaka, të cilët po prisnin të merrnin drogën, por në vend të kokainës kanë marrë orizin.

Malindi, biznesmen në Durrës është i njohur për trafikun e drogës, ndërkohë që në vitin 2013 ishte i arrestuar për trafik lëndësh narkotike.

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu