Krimet e Rënda të hënën më 7 tetor do të nisin shqyrtimin e dosjes ‘’Hajdari’’ ku me tre akuza për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari është Izet Haxhiaj.
Me short janë përzgjedhur gjyqtarët Klodian Kurushi, Fran Prendi dhe Marsela Balili. Izet Haxhiaj përfundoj tek krimet pas moskompetencës të shpallur më herët nga gjykata penale.
Ndaj Izet Haxhisë rëndojnë tre akuza “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë.