Dosja ‘Babale’/ Pritet vendimi i Gjykatës së Apelit për Ervin Salianjin

0
Gjigandi

Ditën e sotme pritet të zhvillohet në Gjykatën e Apelit të Tiranës, seanca e radhës ndaj deputetit të PD, Ervin Salianji për dosjen “Babale”.

Ndërkohë para fillimit të seancës, deputetë të Partisë Demokratike janë mbledhur para Gjykatës së Apelit, për të ndjekur nga afër procesin e Salianjit.

Ndërsa ajo çfarë bie në sy është se prezent janë deputetë të pozicionuar krah Berishës e të tjerë krah Alibeajt. Të pranishëm janë Luçiano Boçi, Ervin Salianji, Gazmend Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Sajmir Korreshi dhe Arbi Agalliu.

Kujtojmë se Salianji u shpall fajtor për veprën penale ‘kallëzim i rremë’ në lidhje me çështjen “Babale” dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë. Në Apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti.

Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun.

RonaTyra

Ish-deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e ‘kallëzimit të rremë’ lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës.

Gjykata e shkallës së parë vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu