Kryemadhi: PO listave të hapura 100%. PD: Edi Ramës i ra maska!

0
Gjigandi

LSI dhe PD kanë reaguar gati njëkohësisht dhe në të njëjtën linjë për hapjen e listave. Të dyja forcat politike në një qëndrim të unifikuar kërkuan hapjen e listave në 100 përqind.

“PO listave të hapura 100%. Askush, përfshirë dhe kryetarët të mos i fshihen gjykimit të popullit!
Koha për ndryshim cilësor që fuqizon zërin e qytetarëve dhe jep shpresë për ndërtimin e të ardhmes në Shqipëri, si një shtëpi e të gjithë shqiptarëve”, tha Kryemadhi.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi tha: Edi Ramës i ra maska! Prano hapjen 100 % të listave dhe tërhiq amendamentin e njëanshëm të tmerrit tënd nga koalicioni opozitar. Frika e ER nga zgjedhjet nuk mund të mbajë peng Shqipërinë! #Ditemetemira ✌️

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu