Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur pezullimin për procesin në lidhje me regjistrimin e statutit të dy shtatorit të Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, duke pranuar kërkesën e deputetëve të drejtuar nga Gazmend Bardhi.
“Pezullimin e gjykimit të çështjeve civile me numër regjistri 1055, datë 04/09/2023, me kërkures Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqëse snga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pala tjetër, Partia Demorkatike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli Kombëtar, me objekt, pasqyrimin e statutit të Partisë Demokratike, në Kuvendin KOmbëtar, 02/09/2023, deri në vendim të formës së prerë”,thuhej në vendimin e marrë nga gjykata.
Përfaqësuesit e Bashës kanë kërkuar po ashtu shpalljen e falsifikimit të dokumenteve që lidhen me mbledhjen e Këshillit Kombëtar të 27 korrikut, të thirrur nga Gazmend Bardhi. Nga ana tjetër pala e Bardhit dhe Berishës kanë deklaruar se kjo kërkesë është objekt i një çështje tjetër gjyqësore.
Sakaq gjykata e ka rrëzuar këtë kërkesë për shkak se është objekt në një tjetër gjykim.
Palë në këtë proces është edhe Rithemelimi i drejtuar nga Sali Berisha. Po në të njëjtën kohë, avokatët përfaqësues të grupimit të Bardhit dhe ata të Rithemelimit kërkuan pezullimin e kësaj çështje deri në marrjen e një vendimi të Gjykatës së Lartë për padinë e bërë në marsin e këtij viti.
Ndërkohë fillimisht gjyqtari Niko Rrapi e shtyu seancën për në 25 tetor, për shkak se palët kërkuan të njihen me dosjet dhe avokatët e Berishës te sillnin aktet e përfaqësimit.
Më pas,në 25 tetor, të tjera përplasje u krijuan në Gjykatë, ku përfaqësuesit ligjor të PD-së Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi, kërkuan që Gazment Bardhit të sjellë dokumentacionin që vërteton mbledhjen e Këshillit Kombëtar të datës 28 korrik 2023, e cila është zhvilluar online, ku u kërkua mosnjohja e Bashës si kryetar i PD.
Avokatët e PD-së zyrtare u shprehën se shkresa mbi të cilën prodhohet kërkesa ndaj Gjykatës mund të jetë në kushtet e falsifikimit të dokumenteve. Ndërkohë Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Sefës dhe Kthupit për të detyruar palën tjetër që të sjellin dokumentacionin e plotë në procesin gjyqësor.
Sakaq Sefa kërkoi përjashtimin e e gjykatësit Niko Rapi duke theksuar se po tregohet i anshëm në këtë proces.
a.c./dita