Borussia Dortmund ka marrë një fitore tejet të rëndësishme.
Fitore minimale, por me një rëndësi shumë të madhe erdhi për Dortmund, në ndeshjen kundër Hertha Berlin.
‘Verdhezinjt’ e Lucien Favre shfrytëzuan avantazhin e terrenit dhe morën tri pikë, me Can që bëri heroin.
Emre Can doli në skenë në minutën e 59’ të takimit, kur shënoi për 1:0 duke shfrytëzuar asistimin e Julian Brandt.
Goli i mesfushorit gjerman vendosi fatin e takimit. BVB tashmë numëron 63 pikë për pozitën e dytë në tabelë.
Hertha mbetet në kuotën e 38 pikëve, për të mbajtur vendin e nëntë në klasifikimin e Bundesliga.