Interi në bisedime të avancuara me Jan Vertonghen

0
Gjigandi

Jan Vertonghen do të largohet në fund të sezonit nga skuadra e tij aktuale Tottenham Hotspur.

Qendërmbrojtësi belg do të largohet nga Londra pas tetë viteve qëndrim tek ‘Gjelat’.

E duke parë që është lojtari i lirë, shumë skuadra janë futur në garë për t’i siguruar shërbimet e tij. Roma, Inter, Ajax janë tri ekipet favorite për të nënshkruar me belgun, por duket se Inter ka bërë një hap të madh.

Mediat italiane kanë raportuar se Neroazzurët kanë avancuar në bisedime me agjentin e futbollistit. Inter është gati t’i ofrojë kontratë dy vjeçare Vertonghenit me një pagë vjetore prej tre milionë eurove në sezon.

33-vjeçari dëshiron që kontratën e radhës ta nënshkruajë për tri vite dhe këtu mbetet ngërçi mes palëve.

RonaTyra

Gjithsesi Roma nga ana tjetër po synon ta marrë belgun, por Giallorosët duhet t’i ofrojë kontratë tri vjeçare dhe do ta kishin më të lehtë një gjë të tillë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu