Dorëzohet në polici personi i dyshuar për vrasjen e vëllait

0
Gjigandi

Një burrë është paraqitur në një stacion policor në Francë dhe e ka pranuar se e ka vrarë vëllanë e futbollistit të Tottenhamit, Serge Aurier. Lajmin e ka konfirmuar vetë Policia franceze.

Cristopher Aurier, 26-vjeçar, vdiq në spital pasi ishte gjuajtur me armë zjarri në bark jashtë një klubi nate në Toulouse të Francës, në orët e hershme të së hënës.

Një burrë u dorëzua vetë në stacionin policor të martën dhe ka rrëfyer se ai ka qenë personi i cili e ka gjuajtur me armë zjarri vëllanë e mbrojtësit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur policia, ndërsa zyra e prokurorit e ka konfirmuar se është arrestuar një person lidhur me vrasjen e vëllait të futbollistit.

E përditshmja franceze La Depeche raportoi se një zënkë lidhur me një vajzë mund të ketë qenë shkaku që çoi deri te gjuajtja me armë.

RonaTyra

Christopher Aurier kishte qenë edhe vetë futbollist, madje në moshën e tij të hershme ishte parë si talent më premtues sesa vëllai i tij Serge, i cili është një vit më i madh. Të dy ata kishin luajtur në akademinë e klubit Lens.

Por, përderisa Serge vazhdoi duke luajtur për Paris Saint-Germainin dhe Bregun e Fildishtë para se të kalonte te Tottenhami në Premierligë në vitin 2017, Christopher nuk arriti të gjejë vend te ndonjë klub elitar dhe këtë sezon kishte qenë duke luajtur për klubin e nivelit të pestë të futbollit në Spanjë, Toulouse Rodeo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu