Donika Prela perjashtohet nga votimi per kandidatet e KLP – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Ne Tirane po zhvillohet diten e sotme votimi për prokurorët Esmeralda Cami Keshi dhe Vladimir Mara, kandidatë për vendin vakant në KLP, i cili u krijua pas shkarkimit nga detyra të Gentian Osmanit nga Shkalla e Dytë e Vettingut, në KPA.
Nga votimi është përjashtuar Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, e cila ka mbërritur me vonesë.

Kandidatja Esmeralda Cami Keshi kërkoi nga KLP që të pranonte dorëheqjen nga drejtimi i Prokurorisë Dibër. Emri i saj ishte në qendër të vëmendjes pas transferimit të dosjes 184 në Dibër, dhe konfliktit të saj të interesit për ta marrë përsipër.
“Duhet të ngrihet sistem i qëndrueshëm vlerësimi. Prokurorëve u takon mbrojtje morale dhe fizike.”– u shpreh Cami sot.
Vladimir Mara ndërkohë, prokuror i Prokurorisë për Krime të Rënda, ka pasur në dorë disa prej dosjeve më të nxehta vjen në garë për KLP, pas dështimit për të qenë pjesë e SPAK.
“Si kandidatë për anëtar i KLP jam i vetëdijshëm për sfidat që duhen kaluar. Do sigurohem për pavarësi të prokurorëve. Si anëtar do angazhohem duke ofruar eksperiencën time personale.”– u shpreh Mara.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu